Berisha: Një urdhër racist i Edi Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj vendimit të institucioneve për mos lejuar ekspertimit të të riut Enea Ftoi, i cili u gjet i vdekur në komisariatin e Korçës disa javë më parë. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt i pastër racist i kryeministri Edi Rama.

“Nje urdher racist i krye-kreut Rama! Te dashur miq, sot ne nje akt racizmi te mirefillte shteteror kryekreu Edvin Kristaq Rama refuzoi ekspertizen e organeve te Enea Ftoit, te riut rom qe ra viktime e nje krimi shteteror nga torturat e narkoxhelateve me uniforme ne qelite e komisaritit te Korçes. Duke denuar me ashpersine me te madhe si aktin e krimit racist shteteror vdekjen me tortura ne komisariatin e Korçes te te riut Enea Ftoj, baba i tre femijeve te vegjel, denoj gjithashtu si nje vrasje per se dyti urdherin kriminal racist te Edvin Kristaq Rames per te mos lejuar ekspertizen e organeve te viktimes se racizmit shteteror dhe i bej thirrje komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise por dhe te gjithe qytetareve shqiptar te bejne çdo gje per shpagimin e jetes se te riut Enea Ftoj dhe ndeshkimin e merituar te Edvin Kristaq Rames, vrasesit per se dyti te te riut rom! Sb”,- shkruan Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?