Berisha nuk i ndal sulmet ndaj Bashës: Është peng mjeran i Ramës

Sali Berisha komentoi sot edhe spekulimet se mund të ndryshojnë emrin e partisë.

Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD.

Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti,” tha Berisha.

I pyetur për Lulzim Bashën, ai tha: “Sot kam vetëm një fjalë: është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe me zero integritet.

U keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i vendit.

Besoj se nuk ka shqiptar që nuk e di sot se Lulzim Basha është një peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e larjes së parave dhe Toyota Yaris.

Ka njerëz që tek-tuk bëjnë sikur nuk e dinë. Por këta u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë se këtë nuk ka mbetur njeri pa e marrë vesh”, tha Berisha ditën e sotme para gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?