FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha publikon foton: Nipi i Zani Çaushit, fushatë për Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit nipi i Zani Çaushit bën fushatë për Edi Ramën në Vlorë.

Sipas qytetarit dixhital, Ervic Çaushi në krah të kandidates së PS për deputet në Vlorë, Vilma Bello shkon shtëpi më shtëpi për të kërkuar votën.

STATUSI I BERISHËS

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja kush bën fushatën për Edi Ramën në Vlorë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nipi i Zani Çaushit, dora vet. Në foto, nr. dy për deputete në Vlore, Vilma Bello, shtëpi në shtëpi me Ervis Çaushin (personi me bluzë blu). Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje doktor! Kjo foto që po të dërgoj është kandidatja për deputet të Partisë Socialist numri dy në listë në Vlorë Vilma Bello. Por shikoni me kë shkon shtëpi më shtëpi për të kërkuar votën?

Personi në krah të saj me blu, i shëndoshë është Ervis Çaushi, nipi i famëkeqit Zani Çaushi, djali i vëllait. Si mund të pretendosh të dalësh në fushatë shtëpi më shtëpi e tu kërkosh votën qytetarëve me këta njerëz që kanë terrorizuar qytetin në vitin ‘97″.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?