Berisha: Rama dhe Veliaj rritën çmimin e ujit me manipulime
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për rritjen e çmimit të ujit. Në një shënim në Facebook, Berisha shprehet se rritja e çmimit u vendos me blerje dhe manipulime. Ndryshe nga qëndrimi i PD-së që po akuzon LSI-në për votimin, kur në fakt vet PD-ja i dha PS kuorimin e votimit, Berisha shprehet se këshilltarët e blenë nga PS.
Postimi i Berishës në Facebook:
“Rritja e madhe, deri ne dyfishim, e çmimit te ujit, nje akt i papergjegjshem ne kufinjte e nje krimi!
Edi Rama dhe Lal Plehu arriten me blerje dhe manipulime te dyfishojne tarifat baze dhe te rrisin ndjeshem çmimin e meter kubit te ujit per familjaret, rritje dhe me te medha u parashikuan per bizneset.
Ky eshte nje akt i papergjegjshem dhe, per pasojat e tij, edhe kriminal.
Me keto çmime, dhjetra mijera familje do mendojne mire para se te bejne dushe apo te lajne mjedisin ku jetojne, duke u bere keshtu objekt semundjesh infektive dhe te tjera nga me te ndryshmet.
Te besh nje veprim te tille kur Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura me ujera ne Europe, dhe kur liqeni i Bovilles ka sasi uji shume me te medha se sa nevojat e Tiranes, perseri ben nje akt te papergjegjshem.
Vende te pasura ne uje si Austria, garantojne furnizimin falas me uje te pishem rubineti per mbare qytetaret e vete. Te tjera vende qe e kane ujin me bollek apo prodhime te tjera si nafta, ua ofrojne qytetareve te tyre me çmime simbolike. Por Edi dhe Lal Plehu duhet ti vjedhin dhe rrjepin me çdo gje qytetaret e ketij vendi! Sb”
KOHA JONË SONDAZH

