FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama kërcënoi se do të hedhë në erë Europën

Sali Berisha ka kritikuar sot kryeministrin Rama, se po sulmon dhe po kërcënon hapur Europën. Ja si shprehet ai në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale:

“Te dashur miq, kreun e ekzekutivit shqiptar, te damkosur tashme per lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin, Edi Ramen, dje ne samitin e Vjenes e leshuan krejtesisht nervat.

Ai, ne nje krize halucinante kercenoi haptas dhe pa dorashka Europen. Rama furioz, siç e quajti ai vehten, sikur te ishte Enver Hoxha apo Sllobodan Millosheviçi, deklaroi ne Samit se: “Nuk eshte se u beme engjej, jemi te lumtur, qe siç tha miku im i dashur ministri i jashtem i Bosnjes, se nuk kemi ceshtje te hapura prandaj flasim per ekonomine”. Por, vazhdoi furiozi yne me ate ne diell se “askush te mos mendoje se ne nuk jemi te afte te kemi çeshtje te hapura perseri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra Rama i tha Europes kujdes dhe me pranoni keshtu si jam perndryshe Ballkanin do e hedhim ne ere!! Ekplozion i fuqishem ne mendjen e tij te semure”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?