Berisha: Rama më i diskredituari në Samitin e NATO-s, lëpihej e nxirrte foto nga takime imagjinare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Samitin e NATO-s.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Berisha theksoi se Rama ishte më i diskredituari në Samit, pasi e uli buxhetin për NATO-n nga 2.21% në 1.1. Mes ironisë Berisha tha se Rama bënte foto për të mashtruar publikun me takime që sipas tij nuk ndodhen kurrë. “Për te mbuluar sadopak diskreditimin e tij te plote, lëpihej dhe përpiqej të nxirrte ndonjë foto nga Samiti për të mashtruar publikun me takime që nuk ndodhen kurrë”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama me i diskretituari ne Samitin e NATO-s!
Te dashur miq, Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre! sb
37082410_1053936484767258_5095318044834529280_n

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?