Berisha: Rama s’ka nevojë për kredi nga FMN, do mbulojë borxhin me paratë e drogës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur qëndrimin e Qeverisë Rama ndaj marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se kryeministri Rama ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshje të re me FMN, pasi sipas tij “po zëvendëson kreditë nga ky institucion ndërkombëtar me paratë e drogës”.
Berisha shkruar se borxhi i Shqipërisë, me çekun 1 miliardë, është sot 85% e GDP-së.
“Noriega zevendeson FMN me Kanabisin!
Te dashur miq, Noriega nuk po firmos marrveshje te re me FMN, ndonese borxhi i Shqiperise me çekun 1 miliard eshte sot 85% e GDP. Ai refuzon marreveshjen e re me FMN sepse po zevendeson kredite e kesaj marreveshje per ekonomine, me parate e droges. Ky eshte nje lajm jo i mire per vendin! Parate e droges jane krim dhe vetem krim. sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

