Berisha-Ramës: Fitorja juaj është si dasmë pa nuse

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban fjalimin në Kuvend
Berisha: Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transferuar në rrugë e sipër 78 e 80.
Mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputevë dhe shkoëve që qëndrojën prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë. Por ai e mbajti të diktuar nga një panik i madh.
Ai e di mirë, e di mirë cdo deputet se përvec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre.
Në atë kushtetutë ju jeni fitimtar humbës më të mëdhenjë. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si një pseudomazhorancë e vërtetë. Në atë kushtetutë morale të qytetarit, burrit, gruas, fëmijës, ju jeni të ndëshkuarit e vërtetë.
2.4 mln shqiptarë dhe sa përfaqësojnë ata të tjerë në moshë të votimit, ju përbuzën, ju ndëshkuan.
2.4 mln shqiptarë me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jau shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Cfarë fitore është kjo kur procesit themelor, jetik për demokracinë për liritë nuk i besuan miliona shqiptarë, braksitën kutitë e votimit.
Mund të shtroni pyetjen, po ju ku ishit? Ne patëm probemet tona, por detyrat kryesore e zgjedhjeve është e qeverisë.
vijon

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?