Berisha: Ramës i ka ngecur fitorja në fyt, mori 2.7 milionë shpulla nga shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama, pavarësisht fitores së 75 mandateve është tmerruar nga votat kundër dhe bojkoti i madh që i bënë qytetarët në zgjedhje.

Sipas Berishës, Rama mori 2.7 milionë ‘shpulla’ nga shqiptarët.

STATUSI I BERISHA
Mexhliset e Norieges, dëshmi e panikut të madh!
Te dashur miq, kesaj rradhe Edi Ramës i ka ngecur fitorja ne gryke. Pavaresisht nga 75 mandatet, ai është i tmerruar nga fakti se 2,7 milionë shqiptar me te drejte vote, e kane ndeshkuar ate me voten e tyre kunder ose dhe me hidhur, me voten bojkot ne zgjedhjet qe Noriega organizoi me 25 qershor.
Keshtu, friken deri ne palce nga 2.7 milion shpulla, siç i quan ai ne psikolgjine aterore votat kunder dhe bojkot, ai beson se mund t’a kaloje nepermjet mexhliseve, nje forme kjo e vjeter me konotacion fetar por dhe laik i perdorur shekuj me pare dhe qe perdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princer apo sheike per te komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes qe sundojne.
Keshtu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zevendesojne ligjet dhe institucionet ne shtetin e Norieges apo timonierit, qe plasi per te bere pak, apo njeçik shtet!! sb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?