FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha reagon për ngjarjen në Velipojë: Muaj skandaloz për turizmin shqiptar

Ish- kryeministri Sali Berisha reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Velipojë, ku pas shpërthimit të një çisterne gazi në një resort turistik disa persona mbetën të plagosur.
Berisha e cilëson si një muaj skandaloz atë që ka ndodhur me turizmin në Shqipëri, ku u mbytën sëpaku 15 turistë.

Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!

Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar.

Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.

Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.

Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion. /Gazeta Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?