FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Revoltë në burgun e Fierit!

“Revoltë në burgun e Fierit!
Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit!
Disa policë plagosen nga të burgosurit.
Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!

📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Mirëdita i nderuar doktor Berisha!
Më japin një informacione, për një ngjarje në burgun e Fierit
Shefin e edukimit në këtë burg Nazmi Doko e kanë goditur me sende të forta dhe ka qenë në spital në gjendje kome, deri sot.
Sot ka dalë nga koma dhe është në spital.
Si dhe disa policë janë rrahur nga të burgosurit gjate ditëve të amnistisë, për menyren se si i kanë trajtuar nga ana shkresore për përfitimet.
Deri tani nuk kanë dhënë asnjë lajme edhe mediat e mbajnë të fshehtë dhe nuk japin informacione goditjen e shefit të edukimit, e kanë goditur në rrugë!
Respekt”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?