Berisha: Sot “Cunami” popullor”! Edvin Kristaq Paniku e çeli antifushatën në vrimën e miut

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer në një mesazh në FB, prapaskenat e çeljes së fushatës elektorale të PS-së nga kryetari i saj Edi Rama, duke filluar nga ndryshimi 4 herë i vendit të mbajtjes së saj prej frikës së protestuesve deri tek kontrolli i pjesëmarrësve me qen policie për zbulimin e eksplozivëve! E gjitha kjo, 24 orë para protestës së madhe kombëtare që do të mbahet sot në Tiranë.

“Edvin Kristaq Krimi, pasi e shtyu nga frika një herë dhe ndërroi po nga frika, katër herë vendin, çeli duke përfunduar në vrimën e miut, antifushatën e farsës së tij elektorale, me të cilën ky bastard i etërve mizorë, beson se mund të varrosë pluralizmin në Shqipëri, – shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Kështu, përveç ndryshimit nga frika dhe paniku i datës së hapjes së antifushatës, monstra e pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pasi shpalli se antifushatën do ta hapte në Pallatin e Kongreseve, por frika e një rrethimi të mundshëm nga kryengritësit e revoltuar, ndryshoi vendin, duke konsideruar Pallatin “Asllan Rusi”. Por ai hoqi dorë nga ky projekt, pasi mësoi se heronjtë e Unazës së Re vendosën të bllokonin rrugën, madje të mos kursenin të gjitha mjetet e mosbindjes civile, personalisht kundër tij dhe Lal Plehut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundi, ai hapi llafin se antifushatën do ta çelte në amfiteatrin tek Liqeni, në të vërtetë, gjysëm klandestin ai e spostoi antifushatën në një palestër në të cilën, ato pak qindra zyrtarë që morën pjesë u kontrolluan në të gjitha llojet e kontrollit fizik, radiologjik dhe gjer te qentë e specializuar për eksplozivë. Ndaj dhe kjo mund të thuhet se ishte antifushata e vrimës së miut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, Cunami Gjigand do t’i japë mësimin e merituar Edvin Kristaq Xhelatit, monstrës së pluralizmit politik të Shqipërisë! “Rama ik!” Fitore! – përfundon shënimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?