FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Studentë, protestoni për të ardhmen tuaj!

Në një status në facebook Berisha ka thënë se universitetet janë kthyer në një mollë të ndaluar për të varfërit.

“Te dashur miq, prej disa ditësh studentët po protestojnë:
– Kundër rritjes së tarifave universitare që nominalisht janë më të larta se në 96% të vendeve, kurse realisht janë 2-5 herë më të larta se në të gjitha vendet e Europës
– Kundër shndërrimit të masterit në privilegj për pakicën dhe ndëshkuar shumicën e studentëve tanë, duke përmbysur kështu sistemin europian të Bolonjës
– Kundër antirefomës për kalimin mbi supet e familjeve shqiptare të të gjithë faturës së shkollimit të femijëve të tyre me sistemin e kreditimit duke i zhytur në borxhe gjithë jetën
– Kundër shndërrimit të universiteteve në mollë të ndaluar për të varfërit e vendit”,
shkruan ish-kryeministri në rrjetin social facebook.

Gjithashtu ai i ka ftuar studentët të protestojnë për të ardhmen e tyre, pasi protesta është rruga e vetme për të qëndruar ndaj padrejtësive

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?