FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha sulmon Ramën: Shkoi në samitin e Brukselit si përfaqësues i Vuçiçit! Përdori një gjuhë si Putini

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryeministrin Rama në lidhje me gjuhën e përdorur prej këtij të fundit gjatë Samitit të 23 qershorit në Bruksel.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se kryeministri Rama sulmoi Bullgarinë, një vend mik, pasi kishte shkuar në Bruksel si përfaqësues i Beogradit.

Edi Rama shkoi në Bruksel si përfaqësuesi i Vuçiçit. Përdori një gjuhë ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, siç mund të përdorte Putin apo Lavrov, pasi që të gjitha i ka porosi nga Beogradi. Sulmoi Bullgarinë një vend mik. Bullgaria ka qenë një nga avokatët kryesor kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. I ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer pavarësisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend mik që ka shprehur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se lidh asgjë sulmin ndaj Bullgarisë me Shqipërinë dhe shqiptarët e bënë për llogari të Beogradit.

Të gjitha këto e bëjnë qeverinë një qeveri çnjerëzore, që kujdeset për interesat e Beogradit dhe jo interesat e qytetarëve shqiptarë apo të Kosovës.

Ka një klimë shumë pozitive për protestën. Shoqëria civile është e gjitha në këmbë për të dhënë kontributin e saj në këtë protestë. Protestën e drejton fronti për çlirimin e Shqipërisë. Kam besim që të gjitha partitë opozitare do t’i bashkohen protestës”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?