Berisha takon Këshilltarin për politikën e jashtme pranë grupit CDU/CSU

Ish kryeministri Berisha priti sot në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, zotin Hans-Joachim Falenski dhe  Valter Gloss përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.

Zoti Berisha dhe  këshilltari i lartë gjerman Falenski diskutuan gjërësisht mbi situatën në vend. Zoti Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.

Zoti Berisha i shprehu zotit Falenski falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme, tha zoti Berisha. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?