FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha tregon a do të bashkohet me Bashën për zgjedhjet e Kukësit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u pyet nëse do të ketë një bashkëpunim me PD-zyrtare, për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

Në mënyrë ironizuese, Berisha u përgjigj se do ketë bashkëpunim me Lulzim Bashën, as sa mund të ketë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdoruara nga Rama. E patë ju se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të një keqkuptimi që Veliaj i bëri Bashës. E morët vesh se si ndërtuan një mal shpifjesh për lidhje të miat me kulla. Njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij një leje për një kullë. Projektet e kullave i kanë origjinën e viteve 2001, nuk u aprovuan se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës nuk kishte ndërtese mbi 8 kate, ky është koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por duhet të këtë rregulla ku ndërtohet. Ju e dini që unë e kam hobi të akuzoj Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava“, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?