Berisha tregon prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha: Çfarë mendimi dhashë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në Neës 24, tregoi se personi që pati më shumë ndikim në arritjen e marrëveshjes mes Ramës e Bashës është zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee ndërsa tregon edhe mendimet që i ka dhënë Lulzim Bashës, por mohon të jetë ai “kumbari i kësja marrëveshje.

“Ndikim padiskutim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, tek të dy palët. Zotëria thelbin e tha tek mediat. Pasi ua tha juve na e tha edhe neve. Ju tha që njohim meritat e opozitës. Pjesa thelbësore e marrëveshjes u propozua nga Lulzim Basha, tek Rama. Jo në mënyrë absolute nuk kam qënë unë kumbari, por e kam mbështetur marrëveshjen. Kam qenë i bindur që nuk ka marrëveshje që dikush fiton gjithçka”,- tha ish-kryeministri.

Ish-kryeministri thotë se marrëveshja e arritur ishte gati dyfishi i paketës McAllister, ndërsa komenton edhe datën e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha thotë se nuk ishte dakord që zgjedhjet të mbaheshin në korrik, dhe dakordimi për 25 qershorin sipas tij ishte një datë e përshtatshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka patur lëshime nga të dy palët. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se në kushte paqeje nuk mund të ketë një marrëveshje ku një palë i merr të gjitha e një palë i humbet të gjitha. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër, që zgjedhjet nuk u shtynë më tej, por është e vërtetë që paketa McAllistër u dyfishua. Unë ua quaj meritë që e pranuan datën e zgjedhjeve në qershor, unë nuk isha dakord për korrikun, pasi njerëzit janë të shpërndarë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?