Berisha tregon premtimin e Azemit dhe bën paralelen me protestën
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin A2, është shprehur se ka ngjashmëri mes protestës së sotme të studentëve dhe asaj të 28 viteve më parë, që solli rrëzimin e diktaturës. Nga ana tjetër, Berisha tha se protesta e sotme është një revolucion demokratik, ashtu si atëherë. Ai tregoi edhe premtimin e Azem Hajdarit 28 vite më parë, që e bëri lider të lëvizjes studentore.
Mund të hiqet një paralele?
Ngjashmëria ekziston mes dy revolucioneve, ai ishte revolucion kundër diktuarës, ky kundër kaklistokracisë, kalists, më i keqi. Çfarë shënon kjo? Le të kthehemi te 10 ditët para. E imagjinonin që do i kishin 100 mijë studentë në rrugët e Shqipërisë? Unë jo. Po çfarë ndodhi? Edhe atherë s’përfytyroja që studentët do ngriheshin në demonstrata. Atëherë u ngritën se erdhi ajo që quhet ‘tipping point’, pika e vlimit. Momenti kur ndryshimet sasiore të vogla grumbullohet dhe japin një ndryshim të madh cilësor. Kështu shpërtheu kundër regjimit në vitin ‘90, kështu shpërthyen kundër kleptokracisë sot.
Kush i drejton sot?
Studentet, asokohe, në një hark kohor të shkurtër prodhuan një lider. Ajo ngjarje, në disa aspekte, është si në epik, si në legjendë. Në datë 8 Alma bendo, një studente, i thotë Adil Çarçanit një gjë që se kisha lexuar kurrë: ‘Une jam femër por unë s’martohem të bëj fëmijë në vendin tuaj’. Kurse Azem Hajdari u thotë (studentëve): ”Më besoni mua se u lë peng Kirin dhe Rudinën (fëmijët) dhe me këtë betim, ata e zgjodhën lider”.
I pyetur për reagimin e Rudina Hajdarit, e cila foli për lënie mandati, Berisha tha se ”Rudina më kujtoi Azemin”.
KOHA JONË SONDAZH

