Berisha: Zbulohet drejtori i Ramës që merr ryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër rast të marrjes së ryshfetit nga zyrtarët e lartë.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Aluiznit në Gjirokastër, i cili sipas Berishës, kërkon ryshfet për çertifikatën e legalizimit.

Më tej, ish-kryeministri publikon denoncimin e qytetarit, duke shtuar se ryshfeti është standardi ligjor i shtetit të Noriegës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja denoncimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rryshfeti eshte standarti ligjor i shteti te Norieges!
Qytetari dixhital denoncon:
Drejtorin e Aluiznit te Gjiokastres, se kerkon rryshfet per certifikaten e legalizimit.
Lexoni mesazhin e tij! sb
“Mirembrema z.Berisha!Doja te ndaja nje shqetesim me ju.Ne Gjirokaster drejtori i Aluiznit per te dhene certifikaten e pronesise kerkon leke pa iu dredhur qerpiku fare.Shkoi babai im per te pyetur c’behej me dokumentat dhe drejtori i thote:-Sa do me japesh?Nuk kam as inat personal as gje tjeter.Thjesht duam te drejten qe na takon.Rama trumbeton per certifikatat falas por s’po shohim gje.Ju faleminderit!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?