FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Besnik Mustafaj: Ja çfarë më tha Basha në telefon pas shkrimit për dorëheqjen

Ish-ministri i qeverisë Berisha, demokrati Besnik Mustafaj, ka zbardhur detaje nga komunikimi i fundit që ka pasur me kreun demokrat, Lulzim Basha, pas revoltës që shprehu ndaj tij për humbjen e thellë që po pëson opozita në këto zgjedhje.

I ftuar ne studion e “Neës 24”, duke komentuar situaten aktuale politike dhe ate cfare prodhoi dita e djeshme e zgjedhjeve, Mustafaj ndër të tjera ka zbardhur edhe një telefonatë që ka pasur mëngjesin e sotëm me liderin demokrat Lulzim Basha.

“Shkrimin e kam bërë në 06:00 nga shtëpia ime pasi pashë se në kutitë e para, PD ishte në humbje të madhe. Kërkova që Basha të japë sot dorëheqjen dhe t’i hapë garën zgjedhjeve në PD. Më pas ai më telefonoi dhe ishte i shqetësuar. Më tha se në këtë moment duhet të bëjmë kujdes të mos dekurajojmë numëruesit e PD-se nëpër qendrat e numërimit”, ka thene Mustafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?