FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Besnik Mustafaj: Thaçi të sqarojë publikun

Publicisti Besnik Mustafaj ka bërë analizën e tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, që është kthyer në debatin kryesor ditët e fundit.

I ftuar në studion e lajmeve në Neës24, Mustafaj tha se është më rëndësi që Presidenti Hashim Thaçi ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh.

Po ashtu, ai e konsideroi Serbinë një vend negociator shumë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërshti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh.

Nuk kam informacion nëse departamenti i shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy venden bien dakord me mirëkuptim, s’besoj se kundështohet nga ndërkombëtarët,” tha Mustafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?