Beteja e parë e Bashës pas fitores, çfarë do të ndodhë më 26 korrik?

Me 91% të votave, Lulzim Basha u zgjodh për një mandat të dytë në krye të Partisë Demokratike, kundër Eduard Selamit në garën e 22 korrikut. Duket se Bashën e presin një sërë betejash. Sipas “Rilindjes Demokratike”, organit zyrtar të PD-së, i cili në versionit online ka paralajmëruar se në datën 26 korrik opozita do të nisë punë me kohë të plotë, ndërsa më tej shkruan se PD-ja pritet të organizojë një nisëm me këtë datë.

Kjo lidhet për të kundërshtuar sipas saj “rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës me 35% pa bërë asnjë konsultim dhe pa dhënë asnjë arsye se përse duhet rritur ky çmim në mënyrë kaq drastike”.

“Vendit i duhet opozita dhe opozitës i duhet lideri që të udhëheqë popullin opozitar në betejat politike, të cilat nuk do të jenë të lehta. Ndoshta nuk duhet pritur as shtatori për të bërë bilancet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Larg burokracive opozita duhet të nisë punë që nga 26 korriku, dita kur kryebashkiaku i Tiranës në bashkëpunim me kreun e qeverisë kanë rënë dakord që të rrisin çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës me 35% pa bërë asnjë konsultim dhe pa dhënë asnjë arsye se përse duhet rritur ky çmim në mënyrë kaq drastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 26 korrik duhet të ndahet mirë edhe se kush do të jetë opozita e vërtetë dhe kush do të jetë opozita e dyzuar me pushtetin. Kush do të jetë në anën e qytetarëve dhe kush në anën e përfitimeve. Kush zgjedh pushimet në politikë dhe kush zgjedh dylyftimet politike. 26 korriku do të konsiderohet si testi i parë i opozitës”, shkruan RD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?