Beteja për një mandat në Tiranë/ Zbulohet kërkesa e PS në KQZ

Para disa ditësh Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kontestoi dhe ankimoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Tiranë, të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga shpallja e këtij rezultati, PDIU nuk arriti dot që të fuste në parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi sepse e humbi mandatin për 38 vota.

Por, kjo forcë politike nuk është e vetmja parti që ka kontestuar tabelën përfundimtare të qarkut Tiranë.

Në një konfernecë për shtyp, kreu i KQZ, Klement Zguri tha se edhe Partia Socialiste e ka kundërshtuar rezultatin dhe ka kërkuar që të rinumërohen 10 kuti të qendrave të votimit, ku PDIU pretendon se i mungojnë votat, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

KERKESA E PS

Swiss Digital Mobile Reklama

Në KZAZ nr 35: QV nr.1819 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 7 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 4 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

QV nr.1845/6 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 16 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 14 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

QV nr.1846/1 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 12 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 8 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

QV nr.1849/2 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 20 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 11 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

në KZAZ nr 37: QV nr.1911/1 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 13 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 3 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

në KZAZ nr 43: QV nr.2150/1 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 32 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 28 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

QV nr.2225 në tabelën e grupit të numërimit pasqyrohet 104 vota për subjektin PDIU kurse nga të dhënat tona nga vëzhguesit në këto grupe numërimi kemi të dhëna se subjekti PDIU ka 97 vota. Kjo e vërtetuar edhe me pamjet filmike për këtë KZAZ dhe për këtë grup numërimi.

Përsa i përket këtyre shkeljeve të cilat i provojmë me pamjet filmike ku janë shklelur nenet 117, 118. 119 të Kodit Zgjedhor, KQZ është e detyruar që, bazuar në këtë material provues të rivlerësojë votat në qendrat e votimit të kërkuara më sipër.

Pasi të kryejë rinumërimin dhe rivlerësimin e këtyre kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hartojë dhe të miratojë tabelën përmbledhëse përfundimtare duke shfuqizuar vendimin e Komisionit Qendoror të Zgjedhjeve nr. 522, datë 04.07.2016./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?