FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Betohet Avokatja e Re e Popullit, votohet Bogdani në vend të Tabakut

Gert Bogdani do të jetë përfaqësuesi i ri i PD në komisionin ad hoc me 12 anëtarë, duke zëvëndësuar deputeten Jorida Tabaku e larguar për arsye shëndetësore. Emri u zbulua paraditen e sotme pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës ishte dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës. “Betohem”, tha Ballanca nga foltorja e Kuvendit.

Plotësimi i përbërjes së këtij komisioni i hap rrugën dhe procedurave të votimit prej tij të kandidatëve që do të përzgjidhen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Votimi i këtyre organeve u shty të premten për shkak të mungesës së kuorumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përzgjedhja e kandidatëve të këtyre dy organeve bashkë, me kandidatët e përzgjedhur të Kolegjit të Apelimit dy ditë më parë, më pas do t’í kalojnë për votim séancës plenare, e parashikuar të mblidhet në ora 14:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?