Biden: “Çmimet e karburanteve kanë rënë në nivele rekord”. Po në Shqipëri?!
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi këtë të enjte se çmimet e karburantit janë duke rënë në nivele rekord që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Me anë të një postimi në facebook, Biden deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin i cili është ende duke zhvilluar luftën në Ukrainë, po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës duke bërë që çmimi të ndihet te familjarët.
“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë.
Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkroi Biden në facebook.
Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.
Po në Shqipëri?!
Akoma jo!
KOHA JONË SONDAZH

