Biznesmeni shkodran lë pa fjalë Bardh Spahinë (VIDEO)

Ditën e djeshme u publikua një bisedë të zhvilluar mes kryesuesit të listës së Republikës së Re në Shkodër, Romeo Gurakuqit dhe tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin  e tyre përgjatë pedonales së këtij qyteti.

Mirëpo ajo që ndodhi me Gurakuqin, duket se po ndodh për të gjithë kandidatët e PD në qarkun e Shkodrës, ditë pas dite, gjatë fushatës së tyre elektorale.

Ju sjellim më poshtë një video, ku është regjistruar biseda e kandidatit të katërt në listën e Bashës në Shkodër, Bardh Spahiu, me një biznesmen në këtë qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndiqni më poshtë bisedën e plotë të zbardhur si dhe VIDEON e biznesmenit shkodran me kandidatin për deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesmeni: Je djali i mirë boll, je djali i kujt je, por Jozefina ash se nuk mund të zëvendësohet.

Spahiu: Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Biznesmeni: Nuk mundet me e zëvendësu kush, kush e zëvendëson? Po tana mo kto që janë ba, tana këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t;i ka kthy këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim ken hala tu u myt lopa në asfalt.

Spahiu: Ashtu….hm… ashtu e mendojmë dhe ne…

Biznesmeni: Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahiu: …por sigurisht…hm… këtë e them në përgjithësi, jopër Jozefinën apo për Bardhin…. Në përgjithësi them, mos met një vend vetëm me një a dy persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?