Blendi Klosi: Vota e 25 qershorit, siklet për zyrtarët
Nga dëgjesa publike në Uznovë, drejtuesi politik i Qarkut Blendi Klosi deklaroi se shumica dërrmuese e shqiptarēve votuan Partinë Socialiste për të vijuar shtetndërtimin nē funksion të qytetarit. Zyrtari duhet të ndjejē sikletin e zgjidhjes së shqetësimit të qytetarit, deklaroi Klosi pas dëgjimit dhe bashkëbisedimit tè disa prej ankesave të qytetarëve. Shtet, punë, mirēqënie janë tre shtyllat mbi të cilat do të bazohet ky mandat- deklaroi Klosi.
Qytetari 1 :Fabrika e lëkurës në Uznovë ka ngelur gangrenë për ne pasi ndot ambjentin dhe njëkohësisht dhe lumin. Dy fabrika lëkure një në Vodicë dhe një Unzovë e kanë bërë lumin që të ikësh më këmbë deri në Bilsh pasi merr sëmundje lëkure. Këto të dyja duhen zhdukur pasi janë ciban për Uznovën për Beratin.
Qytetari 2: Nuk ka një kënd lojrash. Të më falin të gjithë se unë kam dy invalidë në shtëpi dhe ju kërkoj ndjes që e thëm më ngulm se më duken si të burgosur që mos kenë dy kënde lojrash për të luajtur.
Qytetari 3: Jam Besie Doranaku, sic dihet më parë ka qenë fermë dhe gjithë blloku I Uznovës mbante me fiq gjithë ballkanin, ndërsa sot komplet rrugët janë të bllokuara dhe nëse bie një zjarr I gjithë blloku digjet pasi nuk ka rrugë.
Qytetari 4: Në radhë të parë duam një kënd lojrash për fëmijët dhe në radhë të dytë një cerdhe. Është një egzistuese por nuk është në funksjon, rrugët të jënë më ndricim se po biem dhe po thyejmë kokën.
Qytetari 5: Problem për Uznovën mbetet i pa zgjidhur trotuari dhe ndricimi përgjatë rrugës nga sheshi qëndror deri tek Osumi.
Qytetari 1: Të përshpejtohet dhe cështja certifikatave të pronësise së shtëpive dhe tokave të Uznovës të marrin zgjidhje sa më të shpejtë.
B.Klosi: Kjo është kërkesa e qeverisjes së re e dalë nga vota plebishitare e 25 qershorit. Se prandaj e morëm votën, për më shumë shtet që zyrtarët e legalizimeve dhe hipotekave këtu në Berat te kënë sikletet e zgjidhjes së hallit tuaj, ta zgjidhin hallin me patjetër. E kërkuam për më shumë punësim dhe për mirëqënie, që të kemi mundësi që me këto mekanizma të shtojmë mirëqënien e njerëzve. Ky është mesazhi ynë shtet, punë mirëqënie.
KOHA JONË SONDAZH

