Blendi Klosi: Zyrtarët dhe administratorët publik janë shërbëtorë të qytetarëve
Drejtuesi politik i PS në Berat, Blendi Klosi shpjegoi qëllimin e reformimit të thellë të administratès. Ajo që synohet të arrihet deklaroi z. Klosi, ështē të kuptuarit të drejtë të postit nga çdo zyrtar. Zyrtarët dhe administratorët publik janë shërbëtorë të qytetarëve deklaroi z. Klosi nga turi i dëgjesave publike, që pati ndalesën në Otllak të Beratit, drejtuesi politik i PS në këtë qark, Blendi Klosi. Drejtuesi politik i qarkut Berat shtoi më tej se ky në katër vjetë të qeverisjes së PS, komunikimi me qytetarët do të vijojë gjatë gjithë mandatit. Deklaratat e z. Klosi u bënë pas shprehjes së shqetësimeve të qytetarëve kryesisht për bujqēsinë.
Qyetari : Duke ju referuar dëgjësave publike do të përmendia sistemin e Bujqësisë. Duke qenë dhe specialist I kësaj fushe mendoj se një pjesë e subvencioneve bujqësore ka ardhur koha që ti ndryshoj destinacioni pasi nuk vete 100% në favor të fermerit. Po kështu dhe infrastruktura bujqësore lë shumë për të dëshiruar.
Qytetari: Jam pjesë e shërbimit psiko social e Drejtorisë Arsimore dhe një nga shqetësimet që kamë parë gjatë këtyre muajve është se kopështet janë të pa mbuluara nga shërbimi psiko-social dhe unë e shoh si një problem që I adresohet bashkisë duke qen se varen nga bashkia. Unë mendoj se kopështet duhet të kenë nga një psikolog dhe jo një psikolog gjashtë kopështe.
Qytetari: Otllaku është I vetmi fshat që nuk ka ujë të pishëm. Tubacioni kryesor që vjen nga Berati dhe shkon për Kuçovë lidh Lapardhan dhe Moravën dhe Otllaku mbetet pa ujë.
Qytetari: Nëse do flasim për Shërbimin e Postës Shqiptare themi që administrata publike është aq e dobët sa nuk dinë detyrat e tyre funksjonale në shërbim të popullit. Ky është dhe cështja kryesore e mbarëvajtjes së punëve midis komunitetit dhe administratës publike.
Klosi: Cdo administrator i çfarë do lloj niveli në Administratë duhet të jetë sherbëtori juaj. Ky është ndryshimi madh që kërkon të bëj Edi Rama me Qeverisjen e Partisë Socialiste në këto katër vite. Prandaj jemi në këtë bashkëbisedim , për mos ta ndërprerë në këto katër vite për të qenë pranë cdo fermeri, pranë çdo qyetari të bashkisë së re Berat.
KOHA JONË SONDAZH

