“Blerja e Eurobondit”, kryeministri Rama: Do kemi sukses
Paraditen e sotme, ashtu siç shkruan edhe kryeministri Rama, Shqipëria është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtare të kapitalit për blerje të Eurobondit.
Gjithashtu, Rama shton faktin se ky listim në tregjet ndërkombëtare tregon se ekonomia e Shqipërisë fakton të kundërtën e pretendimeve të opozitës shqiptare.
Ditë më parë ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili njoftoi se ekonomia shqiptare do të drejtohet për blerje Eurobondi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan: Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion,pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë,janë krejt e kundèrta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!
KOHA JONË SONDAZH

