Bllokimi i Vizave, vjen reagimi i parë nga PD: Kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë as 24 orë

Parlamenti i Holandës i ka kërkuar sot zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar sot komisionerit për Sigurinë e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili thekson se kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë as 24 orë më shumë në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Tritan Shehut

Swiss Digital Mobile Reklama

Tragjike!!!!

Zyrtarizohet kërkesa e Holandës për bllokimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Kjo Qeveri nuk duhet të qëndrojë as 24 orë!!!

Dorëheqja e menjëhershme do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër!

Ndryshe….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?