Bllokohet hyrja para Policisë së Tiranës, në protestë edhe bashkëshortja e Bashës
Ka nisur protesta e opozitës para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Policisë së Tiranës. Dhjetëra forca policie ndodhen aty për të mbajtur situatën në kontroll.
Lideri i PD, Lulzim Basha nuk është i pranishëm në protestë, por në mungesë të tij ndodhet bashkëshortja e liderit të opozitës, Aurela Basha. Mbrëmë në nisje të protestës ajo mbërriti me bashkëshortin e saj Basha në selinë blu, por në marshimin drejt kryeministrisë ajo nuk ishte e pranishme.
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka konfirmuar se janë liruar deri tani 13 të arrestuar. Në protestë janë edhe aleatët e PD-së dhe LSI-së, Fatmir Mediu i Repubikanes, Vangjel Dule i PBDNJ-së, aleatë të tjerë dhe ish deputetë.
Lajmi për protestën e sotme u bë e ditur pak pas mesnatës së të shtunës nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.
KOHA JONË SONDAZH

