“Bllokohet” vettingu, deputetja e PD ka marrë leje lindje. Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme
Politikë E Premte, 28 Maj 2021 13:38
Në mbledhjen e sotme, parashikohej të votohej komisioni i pavarur për kualifikimin e komisionerëve publikë.
Sakaq, nesër pritet që Parlamenti të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm plenar, pasi deputeti socialist Pandeli Majko ka propozuar që të zëvendësohet përfaqësuesja e PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku.
“Nesër në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit do të mbledhim firmat për zëvendësimin e Tabakut. Parlamenti të zëvendësojë Jorida Tabakun”, tha Majko.
KOHA JONË SONDAZH

