Blofi i PS, ka dy vite që deputetja voton për Ramën, sot e shesin si ikje nga LSI

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi prezantoi sot në Tepelenë në strukturat e PS deputeten Ediola Braha. Ministria tha se Braha është larguar nga LSI për të ardhur së fundi në PS. Në fakt, prania e Brahas në strukturat e Rilindjes nuk është lajm. Prej gati dy vitesh, Braho është pjesë e Parlamentit pasi mori mandatin që la Vangjel Tavo kur opozita u largua nga Kuvendi.

Deputetja Braho në Kuvend nuk ka lënë asnjë ligj të PS dhe qeverisë pa votuar pro. Nuk ka mbajtur asnjë fjalim kundër qeverisë, por ka deklaruar aderimin e saj në PS-në prej kohës. Qëndrimi i opozitës për deputetët mbajtën mandatet ka qenë i qartë, nuk janë pjesë e partive opozitare, por shtojcë e qeverisë.

Ndaj dhe lajmi që Ediola Braho ka kaluar nga LSI në PS është blofi i radhës i PS. Sepse dikush që prej vitesh është pjesë e qeverisë, nuk mund të quhet si prurje nga opozita. Interesant është fakti se në vitin 2017, Ediola Braho renditej nga Edi Rama në listën e drejtorëve që kishin abuzuar dhe nuk meritonin të ishin pjesë e administratës publike. Mesa duket pas votës që i ka dhënë qeverisë në Kuvend, nuk është më zyrtare problematike dhe meriton të jetë në krah të Rilindjes, megjithë denoncimet që ka bërë kundër saj Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?