Blushi: Dyshja Rama-Basha do e korrin kanabisin bashkë
Kreu i LIBRA, Ben Blushi në një fjalim të ashpër në Kuvend ka reaguar ndaj qeverisë së re “Rama-Basha”. Në Kuvend, teksa miratohen disa ligje të dakordësuara nga pakti Basha-Rama, Blushi u shpreh se ky është pazar politik.
Ai tha se kjo marrëveshje nuk është bërë për qytetarët, por për krerët partive. Ai akuzoi PD-së se braktisi të gjitha kauzat e saja politike. Sipas tij, PD i shitit kauzat me poste në administratë dhe leje legalizimesh.
Blushi tha se nuk e kuptonte si do funksiononte kjo qeverie. “Çfarë do bëni, do korrni kanabisin bashkë”, ironizoi Blushi qeverinë “Rama-Basha”.
Kreu i “LIBRA”-s, Ben Blushi, ka shërthyer ndaj marrëveshjes PS-PD duke e konsideruar si “turpin me të madh që i është bërë vendit”.
KOHA JONË SONDAZH

