FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi ironizon PS: Edhe 220 mijë vende pune? Keni punësuar 20 banditë në Parlament

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas deklaratës së Erjon Braçes në Kongresin e PS, se do të hapen edhe 220 mijë vende të tjera pune.

Në një status në Facebook, Blushi shkruan se ky premtim është sa për të qarë dhe për të qeshur.

Ai ironizon duke thënë se e vetmja gjë që ka realizuar në punësim Edi Rama, janë 20 deputetë me rekorde kriminale në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në facebook i Ben Blushit:

Swiss Digital Mobile Reklama

KONGRESI I PAPUNËSISË

Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur. Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.Të besosh se kta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse kta vijnë prapë në pushtet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?