Blushi: PD i shkëmbeu zgjedhjet e lira për burgjet dhe hipotekat (Video)

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka kritikuar marrëveshjen politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Blushi u shpreh sonte kundra në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan; ndërsa shtoi se PD hoqi dorë nga kauza e saj kryesore, që sipas saj, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mirëpo, kreu i LIBRA-s tha se kjo është një marrëveshje në kurriz të shqiptarëve.

“PD rrëzoi kauzën për zgjedhje më të lira. E shkëmbeu me burgjet, me hipotekat… për të shpërndarë tapitë e Edi Ramës”

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Nuk do isha shumë i mërzitur nëse PD nuk do merrte pjesë në zgjedhje. Ardhja e PD i ka hapur zgjedhjet, 1.7 milionë kanë ardhur në votime në 2015. Tani i kanë të gjitha ofertat. Doja që të vinte në zgjedhje, nuk mendoja që të bënte këtë marrëveshje në kundërshtim me kauzën që ngriti”, tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai, mendon se njeriu që ka më pak mundësi për të fituar nga ata emra që garojnë është Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

 Shiko videon:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?