FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Rama-Basha nëpërmjet marrëveshjes kanë vendosur të ndajnë parat publike (VIDEO)

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëveshja Rama-Basha, më tepër se për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka si synim ndarjen e parave publike. Blushi përshëndeti futjen e opozitës në zgjedhje, duke e konsideruar atë si një gjë shumë pozitive. Ndërsa theksoi se kjo nuk është një marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve, por për futjen e më shumë partive në zgjedhje. Më tej, kreu i LIBRA-s, tregoi se Rama dhe Basha nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, kanë vendosur të ndajnë parat publike.

Dua të them dy fjalë. Opozita të hynte ne zgjedhje dhe jam dakord me çdo kusht përfshirë dhe rënien e kësaj qeverie. Kjo nuk është marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve por është marrëveshje për bashkëqeverisje. Kjo ka zeruar moralin politik të çadrës. Nëse i thua partisë do rrimë në çadër tre muaj për të marrë doganat, hipotekat dhe burgjet e Shqipërisë? Çfarë është kjo? A ka marrëveshje politike. Kjo është nevojë për të ndarë paratë publike. Të më thotë dikush në studio nëse janë kufizuar financimet për zgjedhje? Por jo po i  administron Basha dhe Rama. Kam shumë të drejtë që është një pakt për bashkëqeverisje. Ai pranoi që të humbi zgjedhjet duke pranuar që Edi Rama ti fitojë. Vetëm janë ndarë në tavolinë portofola ministrash. Por në planin afatmesëm do të qerohen këto dy qeveri”, tha Blushi.

Shiko videon: 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?