Blushi: “Rilindja” t’i dorëzojë numëruesit tek opozita e re

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka shfaqur sot ambicien e tij për të marrë numëruesit e votave të caktuar për PD-në, duke qenë se kjo parti nuk merr pjesë në zgjedhje.

Në një status në “Facebook”, Blushi shkruan se Rama dhe Meta nuk mund të numërojnë votat kundër tyre dhe se Rilinda di të numërojë paratë jo votat. Ndaj ai thotë se LIBRA do të kërkojë të jetë pjesë e administrimit zgjedhor.

“Libra meriton të numërojë votat kundër. Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo. Por nëse nuk vjen pyetja që lind është kjo: kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vetë qeveria? Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre? Kjo s’ka asnjë kuptim dhe do bëj gjithçka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor”, shkruan Ben Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi fb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?