Blushi tregon përse nuk shkoi në tryezën e partive
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi nuk ka marrë pjesë në tryezën e krerëve të partive parlamentare të thirrur nga PAA dhe PR. Në një koment të postuar në rrjetet sociale Blushi thotë aty janë mbledhur “njerëz të zakonshëm”.
“PSE NUK JAM NË TRYEZË
Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati. Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim” –shkruan Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

