Blushi uron dhe ironizon marrëveshjen: Luli, u nis të zëvendësojë Saliun, por po zëvendëson Nikon

Edhe pse mungoi në takimin e orëve të vona të mbrëmjes së djeshme të krerëve të partive parlamentare, kreu i LIBRA-s Ben Blushi e ka nisur ditën e sotme me një urim për marrëveshjen e arritur mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Blushi shprehet se ky vendim që i hap rrugë futjes së PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhje, i jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve nga ndërkombëtarët.

Teksa uron që protesta 3 mujore e opozitës të mos kishte si objektiv të sajin vetëm shtyrjen e zgjedhjeve, Blushi nuk i shmang ironitë ndaj kryedemokratit Basha, për të cili thotë se u fut në këtë betejë për të zëvendësuar Berishën, dhe në fund po zëvendëson thjesht Niko Peleshin në postin e zëvendës kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i Blushit

Swiss Digital Mobile Reklama

URIM PËR MARRËVESHJEN

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në cadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?