Boçi flet për “KJ”: Vendimi i Metës ndal çmendurinë politike të Ramës

Nga: Redjon Shtylla

Para se opozita të niste protestën e 8-të, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri me dije vendimin për shfuqizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Të hënën Kreu i Shtetit do të sqarojë me detaje pse mori këtë vendim por që deri më tani është shprehur se vendimi erdhi për shkak se palët politike nuk u ulën në dialog dhe për të shmanguar një përplasje civile. “Koha Jonë”, kontaktoi me ish-deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, ku e pyetëm se: Presidenti Ilir Meta, shfuqizoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilën Basha e cilësoi si fitore, kurse Rama si shkelje të kushtetutës? Si e lexoni ju qëndrimin e Ramës?

Ai thotë se Presidenti ka vepruar brenda kompetencave të tij kushtetuese, kurse për Ramën thekson se qëndrimi i Kryeministrit është në kufijtë e çmendurisë politike, i artikuluar për shkak të aromës së pushtetit të humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenti ka vepruar brenda kompetencave të tij kushtetuese. Qartësimet që priten të dalin të hënën do të shpjegojnë për publikun, si arsyet e anullimit të 30 qershorit ashtu dhe bazën ligjore të një vendimi të tillë. Qëndrimi i Ramës është në kufijtë e çmendurisë politike, i artikuluar për shkak të aromës së pushtetit të humbur. Në të nuk ka një fije arsye. Presidenti po ushtron të drejtën e tij si garant i kushtetutës dhe si simbol i unitetit të popullit. Si i tillë, qëndrimi i Ramës instalon një konflikt institucional me përmasa apokaliptike për zinxhirin e hallkave shtetërore, që me gjasa nuk ka për të kaluar me pasoja. Njëkohësisht qëndrimi i tij është thirrje e hapur për konflikt civil”,-thotë në prononcimin e plotë ish-deputeti Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ai pohon se nën këtë skenar kobzi të Ramës, përplasja ekstreme është e paevitueshme. “Nuk bëj habi sepse një Ramë dhe një maxhorancë që i bie në gjunjë krimit dhe e përdor atë për marrjen e mbajtjen e pushtetit, nuk e ka për asgje që t’i vendosë minat e të hedhë në erë themelet e shtetit e të shpallë de jure me shkarkimin e Presidentit, sepse de facto e ka bërë tashmë, sundimin e regjimit në Shqipëri. Nën këtë skenar kobzi më pas përplasja ekstreme eshte e paevitueshme. Rama kërkon ta shtyjë situatën në këtë pikë. Është e vetmja rrugëdalje pa dalje që ai ka në kokë dhe që i përshtatet me gjendjen e tij psiko-politike”,-thotë më tej Boçi për “Koha Jonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?