FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boçi: Nuk mund të kapen peshqit me peshkatar Ramën

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se protesta e 27 janarit ishte një nga protestat më të mëdha të opozitës në Shqipëri për nga masiviteti. Ai nënvizoi se debati për numrin e pjesëmarrësve është për të minimizuar mesazhet politike.

Sipas tij protesta duhet parë pikërisht për dhënien e mesazheve dhe menaxhimin të zemërimit të qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga kjo politike, tha ai në një intervistë për ”Shqiptarja.com”.

”Ka nevojë për konfigurim të ri politik”,-tha Boçi ”sepse parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime, ato kërkojnë të realizojnë politika për një grup të caktuar njerëzish”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boçi tha se deklaratat për të kapur “peshqit e mëdhenj” ishin rrugë strategjike për të hedhur ujë në zjarrin e ndezur, të hapur me qeverisjen për shkak të aferës së ish ministrit të brëndshëm, Tahiri. Zgjedhja e kryeprokurores- përfundoi Boci- ka sfumuar dhe ka lënë në harresë disa raste. Njerëzit presin drëjtësi por drejtësia sociale është një iluzion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?