Boçi: PD nuk mund të rrijë në shkëmb që korbat t’i hanë mëlçinë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se PD ka dalë nga një betejë prometiane. Duke komentuar mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD, deputeti Boçi tha se ka pasur një shkëputje të strukturës drejtuese dhe deputetëve me bazën.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Boçi tha se kjo gjë u pranua edhe dje nga kryesia dhe që duhet korrigjuar me urgjencë.

Boçi: Është e vërtetë që PD ka dalë nga një betejë pothuajse prometiane, prometiane edhe për nga misioni që mori përsipër se do shpërndante një dritë sikurse Prometeu ishte ideja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe për pasojën që mori. Por ama PD nuk mund të rrijë në shkëmb dhe të presë që korbat ti hanë mëlçinë. Duhet të shkëputet nga shkëmbi dhe inicimi i shkëputjes nga shkëmbi ka qenë kjo mbledhje e kryesisë së PD. Dalja në bazë, takimi me njerëzit, kthimi i besimit, marrja e mendimeve. Nuk është thjeshtë analizë shfajësimi apo fajësimi është konsultim me bazën për gjetjen e rrugëve të zgjidhjeve dhe opsioneve të mundshme si ngjizet baza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një shkëputje për hir të së vërtetës të strukturës drejtuese të PD, deputetëve të hierarkisë lart me bazën dhe aji kryesi dje ka qenë e ndërgjegjshme për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesia ka përgjegjësitë e veta. Nuk është një kryesi që fokusohet dhe ka objekt vetëm kryetarin, kritikën ndaj tij, lënien e përgjegjësisë së tij, por është një hallkë e ndërmjetme që bën lidhjen dhe ngjizjen mes lidershipit dhe bazës. Ky rol duhet bërë dhe  vetë reflektimi i kësaj kryesie ka qenë në këtë drejtim. Është një gjë që ka munguar, ndoshta ka një inerci sjellje pushteti, sepse pushteti të largon nga baza që ka vazhduar gjatë 4 viteve, por që duhet korrigjuar me urgjencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?