FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boçi, Ramës: Po ta kisha marrë unë telefonin, nuk do bënim zgjedhje fare

Kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi i është përgjigjur komenteve të Edi Ramës në lidhje me përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca. Me një postim në rrjete sociale Boçi shkruan se Rama vijon të bëjë rolin e telefonit të prishur, ku e quan telefonin e tij sit ë biznesmenit Luca. Ish-deputeti i PD-së shprehet se nëse ai pas konfliktit do të kishte bërë vaki të merrte telefonin e biznesmenit Luca dhe të publikonte bisedat që ndodheshin në të, më 25 Prill nuk do të duhej të bënin zgjedhje fare.

Reagimi i kandidatit për deputet, Luçiano Boçi:

Rama vazhdon të luajë lojën e ‘telefonit të prishur’ me video të prishur!

Swiss Digital Desktop Reklama

Telefonin tim e quan të Llucës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?