Bode kritikon hapur: Basha e përdori PD-në për konsolidimin e tij. Jemi në momente dramatike

Ish Ministri i Financave, Ridvan Bode ka kritikuar hapur lidershipin e Lulzim Bashës, duke thënë se kreu ai e përdori për 4 vite me rradhë selinë blu, për të konsoliduar pozitat e tij dhe jo për ta bërë fitimtare në zgjedhje.

I ftuar në Abc News, Bode u shpreh se përçarja në PD ka nisur me urdhërin e famshëm të Bashës para 3 viteve, ku u ndalohej cdo përfaqësuesi  që kishte qenë pjesë e grupit të para 2013-të, që të kandidonte për postet kyçe të PD-së. Sipas Bodes, një lëvizje e tillë përçau demokratët dhe la vulnerabël të gjithë infrastrukturën e PD-së.

Bode është shprehur gjithashtu se e gjithë struktura e PD-së ka mbetur apatike dhe nuk mund të përballojë zgjedhjet, një shenjë kjo që Bode e sheh edhe tek rezultati i thellë me të cilin humbi PD më 25 qershor. Bode ka theksuar se aktualisht, PD është në momentin e tij më delikat. “PD ndodhet në momentin më delikat e më të rrezikshëm që është gjendur ndonjëherë. Në 25 qershor pësoi humbjen më të thellë, ndodh për herë të parë që kjo parti të bjerë gjatë kohësh që është në opozitë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Rënia e pandaluar e mbështetjes elektorale përbën shqetësimin më të madh dhe ngjarjen më dramatike. E kemi përjetuar këtë si një periudhë ku zoti Basha kërkonte me cdo kusht konsolidimin e pozitave të tij në parti dhe jo që të çonte përpara dhe drejt fitores PD-në. Ai urdhër që të gjithë kryetarët e seksioneve, grupseksoneve, degëve, deputetëve etj të mos merrnin pjesë e dëmtoi dhe përçau PD-në … vetë Basha ka qenë pjesë e qeverisjes së PD-së në atë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat qendrore dhe lokale të PD-së mbetën apatike. Deputetët e hoqëen të gjuithë nga zonat e tyre,u bë një përmbysje vetëm për të krijuar një mbështetje për Lulzim Bashën.”-tha Bode. Po për ringritjen e strukturave, Bode është shprehur se Basha ka deklaruar se do të kryente ripërtëritjen e selisë blu në të gjitha strukturat, por për ish ministrin e Financave, kjo ka qenë më shumë retorikë politike. “Basha nuk i çonte kurrë deri në fund veprimet e tij. Kishte një diferencë të madhe mes retorikës dhe veprimeve.”-tha Bode.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?