FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bosët shqiptarë të krimit” përdorin jahte luksoze për të kaluar emigrantët. Zbulohet çmimi biletës

Këtë të dielë, radhën për të shkruar për shqiptarët dhe rrugën për në Britani, e ka një investigim i “Mail on Sunday”. Kjo media ka zbuluar se emigrantët shqiptarë kanë gjetur një rrugë tjetër për të shkuar në Angli, jo me kamion e gomone, por me jahte luksoze.

Një trafikant ofroi një vend në një jaht që largohej nga Belgjika këtë fundjavë për 17,000 paundë, ndërsa një tjetër tha se kishte vend ​​në një jaht që nisej nga afër Calais për 16,000 paundë.

Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin rrjetin social TikTok për të joshur emigrantët që të shkojnë në ishull me jahte luksoze dhe mos të rrezikojnë jetën me varka e gomone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e shkuar janë identifikuar tre trafikantë, të cilët përdorin rrjetin social TikTok për të gjetur emigrant të cilët duan të shkojnë në Britani me jaht, duke kaluar nga porti i Francës, Belgjikës dhe Holandës. Një zëdhënës i TikTok ka thënë se ka ndaluar llogaritë ku reklamohet trafikimi i qenieve njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?