Braçe s’ja fal Finos: Në Kuvend ka njerëz të padobishëm

Reagimi i Braçes në Facebook
“Meqe paskan bere lajm e meqe po e lexoj dhe e degjoj, madje meqe po shoh dhe komente qe ja fusin teresisht kot, po sqaroj;
Ajo qe ndodhi ne Kuvend nuk ka lidhje fare me LSI,
Ajo qe ndodhi ne Kuvend ka lidhje me seriozitetin ndaj procedurave te Kuvendit,
Ajo qe ndodhi ne Kuvend ka lidhje me seriozitetin e diskutimit dhe miratimit te Buxhetit te Shtetit te nje viti,
Ajo qe ndodhi ne Kuvend ka lidhje me kundershtimin tim per te improvizuar ne salle me shifrat e Buxhetit te Shtetit;
(fjala bie, sot Ministri i Financave u detyrua te kthehet edhe nje here ne komisionin e Ekonomise per te diskutuar e miratuar dy rregullime teknike te dakordesuar me FMN ne fund te diskutimit),
Ajo qe ndodhi ne Kuvend ka lidhje me kundershtimin tim per te paguar me parate e taksave burokrat pas burokrati, ne menyre te paarsyeshme e thjesht per ti bere vend ndonje udheheqesi te vogel ne administrate,
Ne fund,
Ajo qe ndodhi ne Kuvend ka lidhje edhe me etiken; ne ate salle ka njerez qe e njohin mire folklorin dhe romuzet por te gjitha jane te padobishme per punen dhe mireadministrimin e parase publike.
Kaq!
Pjesa tjeter e thene aty per punen e komisionit te Ekonomise eshte teresisht nje genjeshter e madhe”.