Brahimllari: Ja çfarë do të bëjë opozita nëse Rama kalon në parlament ligjin për Teatrin

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha se vota e opozitës do të jetë kundër ligjit që po tenton Rama të sjellë në parlament, për shkatërrimin e teatrit Kombëtar.

Ai tha se nëse Rama do të kalojë me forcën e kartonit këtë ligj, atëherë do të ketë vendime drastike nga ana e opozitës.

“LSI do të votojë kundra, dhe vendimi do të jetë drastik. Ne mbështesim protestën e artistëve, nuk duam ta politizojmë atë. Politizimi i artistëve humbet kauzën e artistëve. Ka disa mënyra për ta bllokuar. Ligji vjen në parlament të enjten, ne do ti vëmë argumentet kundra. Në momentin që ai kalon këtë ligj në parlament opozita e bashkuar do të marri një vendim të përbashkët por sa i përket çështjes së Teatrit. Ky ligj është antikushtetues. Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në diktaturë”, tha Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai deklaroi se Rama kërkon të pastrojë paratë e drogës përmes kullave. Sipas tij Rama kërkon të prishë teatrin për të ndërtuar kulla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tentativa që po bën Edi Rama për të sjellë me procedurë ligjin për teatrin ështB një tentativë kriminale, pasi ai do të ndërtojë kulla. Rama do të ndërtojë kulla të larta në atë zonë të Teatrit. Ai ka vetëm një vizion që të ndërtojë kulla. Kjo është mënyra më e mirë që ai të pastrojë paratë e drogës. Me porosi të këtij kryeministri pastrohen paratë e drogës. Rama urdhëroi ministrat e tij të brendshëm që të mbjellin Shqipërinë me kanabis. Kullat do të ndërtohen vetëm për të pastruar paratë e drogës”, tha Braimllari.

Negociatat

Sipas deputetit të LSI-së, Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. Ai tha se e vetmja mënyrë që Shqipërisë ti hapen negociatat, është lufta kundër krimit, korrupsioni, drogës, rritja e sigurisë dhe e ekonomisë së Shqipërisë.

“Në këto momente zonja Vlahutin nuk ka moral që të bëjë deklarata të tilla. Nuk e ka ajo këtë moral, sepse nëse zonjës Vlahutin do i interesonin interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, do lobonte maksimalisht për çeljen e negociatave. Shqipërisë do ti çelen negociatat vetëm nëse luftohet korrupsioni, droga, rritet ekonomia, siguria e vendit. Ramës nuk i intereson çelja e negociatave. Opozita është çdo ditë në aksion. Reagimi i opozitës është çdo ditë i fortë është në çdo cep të Shqipërisë”, tha Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?