FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brahimllari: LSI nuk ka votuar sot në Këshillin Bashkiak

Këshilltari i LSI, Endri Brahimllari tha se LSI nuk ka qenë sot në votimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Në studion e Ora News, Brahimllari sqaroi edhe qëndrimin e dy këshilltarëve, që i tha se etiketohen të LSI. 

Vota e tyre dhe ai nuk është qëndrim i grupit të këshilltarëve të LSI.  Brahimllari: LSI nuk ka votuar sot në këshillin bashkiak, po ju jap qëndrimin zyrtar të LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Janë dy anëtarë të LSI

Swiss Digital Mobile Reklama

Brahimllari: Të dy këshilltarët që mund të etiketohen si të LSI kanë votuar me vullnetin e tyre të plotë.

Tare: Janë të LSI apo etiketohen si të LSI?

Brahimllari:  Zoti Rama bëri një etiketim për personin e parë që ka lëvizur sa në një parti në një tjetër, sigurisht ka qenë pjesë e këshilltarëve, ka dalë kundër vullnetit të grupit të këshiltarëve, i cili nuk përfaqëson vullnetin e grupit të këshilltarëve.

Tare: Pra nga sot ai nuk  do të jetë më i LSI?

Brahimllari: Do ketë nesër një mbledhje grupi dhe do marrë një vendim, por nuk përfaqëson në atë mbledhje vullnetin e LSI.

Tare: Po rasti tjetër?

Brahimllari: Personi tjetër është personi i cili e merrte mandatin për shkak të lënies së mandatit dhe duhet të ulemi dhe të komunikojmë më te sepse dy prej këshilltarëve të LSI që merrnin mandatin nuk kanë shkuar sot në mbledhjen e këshillit. Pra fakti që ata nuk kanë shkuar për të marrë mandatin tregon qëndrimin që LSI ka qenë korrekte në linjën e saj.

Tare: Kishte koordinim me PD?

Brahimllari: Kishte vetëm një koordinim në lidhje me pr/vendimet që erdhën sot në këshillin bashkiak dhe koordinimi ka qenë i drejtpërdrejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?