Braimllari: Edi Rama është përgjegjës për dhunën e sotme

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me protestën e sotme përballë Parlamentit duke u shprehur se Edi Rama shkaktari kryesor i kësaj ngjarje, provokoi hapur protestuesit me një fjalim rrugaçi në parlament.  “Solidarizim të plotë me protesuesit e plagosur dhe  me oficerët e policisë së shtetit. Në mes të protestuesve, civilë të cilët hidhnin kapsolla kundrejt kolegëve të tyre. Edi Rama të mos përdorë gratë dhe burrat e policisë së shtetit për interesat e tij politike. Oficerët e policisë janë prindër të këtij vendi mos u përdorni nga një kryeministër kriminel.”-tha Braimllari

Reagimi i plotë:

Edi Rama është shkaktari kryesor i futjes së shqiptarëve në lufte dhe sherr me njeri-tjetrin. Edi Rama është shkaktari kryesor i provokimit të banorëve por dhe nga ana tjetër e policisë së shtetit. Të jeni të bindur që dhe oficerët e policisë janë prindër janë njerëz të këtij vendi që  punojnë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe ne i suportojmë maksimalisht ato oficer të cilët përballen drejtpërdrejt me krimin e organizuar por kurrsesi nuk mund të pranojë një kryeministër të tillë që ka futur në një luftë të hapur qytetarët me policinë duke provokuar nga njëra anë. I bëj thirrje, qoftë policisë së shtetit, qoftë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim sepse dhe qytetarët por dhe policia nuk e kanë me njëri-tjetrin. Policia nuk ka lidhje me banesat. Është Edi Rama që po ua prish banesat. Problemi kryesor është Edi Rama dhe është shkaktari kryesor i kësaj situate. Nga ana tjetër dua të distancohem nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit, ku në mënyrën më të ulët kanë bërë arrestime në mes të Tiranës, në mes të ditës duke shoqëruar njerëz sikur të ishin kriminelë dhe jo njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente duhet të ketë ruajtje qetësie nga të gjitha palët, nuk duhet të veprojnë si një organizatë  kriminale. Sepse kanë lënë kriminelët rrugëve dhe po merren me qytetarët të cilëve po iu merret prona. Duhet ti kuptoni qytetarët që Rama po i merr gjënë më të çmuar atë të pronës publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama është ai që provokoi dhe mban përgjegjësinë kryesore, nuk mundet të mbajë një fjalim aq banal. Si mundet një kryeministër të flasë me atë gjuhë për qytetarët e vendit. Shkon u prish shtëpinë, i vjedh duke u marrë taksa e duke u çuar sekserët për legalizim prone dhe nga ana tjetër i ofendon në Parlament.

“I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, të jetë i kujdesshëm të mos bjerë në grackën e Ramës, por të zbatojë detyrën e Ministrit të Brendshëm ashtu siç i  takon atij sepse nuk ka asnjë përfaqësues politik të paktën unë flas në emër të LSI, që të ketë ushtruar dhunë.  E para ne  kemi qenë në një takim, për të folur mbi buxhetin e kësaj qeverie kriminale, në momentin që kemi parë që turma është provokuar nga deklaratat, kemi dalë për të qetësuar situatën.

Kur del ministri i Brendshëm që thotë që ka pjesëmarrës nga opozita që kanë ushtruar dhunë është e papranueshme.  Patrullat e Shqiponjës ndaluan qytetarët dhe po e merrnin zvarrë. Ndaluam dhe i thamë që ka mënyra të tjera, ka banesa, jo në publik duke i ushtruar presion mbi policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?